Aktori i njohur turk bëhet baba për herë të parë, zbulohet emri interesant i bebit

23:47 | 16 Prill 2022

Ai është bërë baba për herë të parë.

Kivanç Tatlitug është bërë baba për herë të parë dhe e ka ndarë me të gjithë fansat e tij këtë lajm të bukur.

Ai është shprehur se lumturia e tyre është e papërshkrueshme. Bashkëshortja e tij, Basak Dizer, ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit, një djalë të cilit i kanë zgjedhur edhe emrin.

Ata kanë vendosur ta quajnë djalin Kurt Efe. Këtë emër Tatlitug e mbante në serialin e famshmëm “Kurt Sejit dhe Sura”, i transmetuar në Shqipëri vite më parë.

Aktori dhe bashkëshortja e tij kanë treguar se kanë zgjedhur këtë emër pasi janë njohur gjatë xhirimeve të këtij seriali. Ndaj zgjedhja e emrit për bebushin është tepër domethënëse për ta.

Komento: