Aktori shqiptar jep lajmin e mirë, pasi ishte infektuar me koronavirus

11:50 | 29 Qershor 2020

Florjan Binaj jep lajmin e mirë, aktori shërohet nga COVID-19.

Florjan Binaj para pak javëve kishte konfirmuar se ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Megjithëse ishte prekur nga virusi më i rrezikshëm në dekadën e fundit, Florjani si çdo herë tjetër ishte në humor shumë të mirë, shkruan lajmi net.

Pas izolimit në shtëpi për disa ditë, aktori tani bën të ditur përmes një postimi në Instagram, se është shëruar nga ky virus.

“Më në fund, Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruan Florjani në postimin e bërë.

Komento: