Aktorja e njohur i jep fund beqarisë, vëmendje merr velloja e saj

18:02 | 20 Tetor 2019

Ajo është martuar me burrin e jetës së saj.

Aktorja e njohur e telenovelave, Carmen Villalobos dhe Sebastián Caicedo i dhanë fund beqarisë më 18 tetor pas 11 vitesh lidhje me partnerin e saj, i cili është gjithashtu një aktor. Edhe pse dasma ishte menduar si një ceremoni private, çifti nuk kanë mundur ta mbanin të tillë, për shkak të të ftuarve VIP.

Ceremonia e martesës u zhvillua në qytetin Kartagjenë në Kolumbi dhe aktorja 36-vjeçare ngjante si një princeshë me fustanin e nusërisë të cilën e ka realizuar stilisti Jorge Duque në minutë të fundit.

Ndërkohë, dhëndri kishte zgjedhur një kostum rozë të lehtë dhe dyshja e famshme ngjanin aq bukur në altar teksa i thanë “Po” njëri-tjetrit me shpresën se do të jetë përgjithmonë.

Komento: