Alarmante: Nëntë punëtorë shëndetësor të infektuar me COVID-19 në Spitalin e Vushtrrisë

10:24 | 04 Gusht 2020

Nëntë punëtorë shëndetësor të infektuar me COVID-19 në Spitalin e Vushtrrisë.

Stafi i Spitalit “Sheikh Zayed” vazhdon t’i trajtojë personat e dyshuar apo të konfirmuar me COVID – 19, me vëllim shumë të madh të punës.

Sipas njoftimit në Spitalin e Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, janë duke u trajtuar;

– 33 pacientë, prej tyre të intubuar 3, në oksigjen janë 27 pacientë.

– Prej tyre të konfirmuar pozitiv janë 22, ndërsa 11 janë në pritje të rezultatiti, eventualisht të testimit.

– Kontrolla ambullantore kanë qenë 45.

– Po ashtu ka të infektuar edhe nga stafi mjekësor, infermierik, administrativ e teknik, në pëgjithësi janë 9 të infektuar.

Komento: