Alarmohet Milani dhe Pioli, ja çfarë pritet t’i ndodh në sfidën kundër Chelseas! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Alarmohet Milani dhe Pioli, ja çfarë pritet t’i ndodh në sfidën kundër Chelseas!

09:40 | 03 Tetor 2022

Milani do të luaj sfidën ndaj Chelseat të mërkurën mbrëma në Stamford Bridges.

Rossonerët kanë marrë katër pikë në dy sfidat e para në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë Chelsea ka vetëm një pikë dhe kërkon fitoren për të mbetur në garë për kualifikim.

Megjithatë kampioni në fuqi i Italisë, Milan ka shumë mungesa për këtë sfidë të rëndësishme me Chelsean.

Lëndimet e shumta nuk po e lënë rehat skuadrën kampione në fuqi të Italisë dhe me Chelsean do të mungojnë shumë yje.

Në këtë sfidë trajneri Stefano Pioli do të ketë vetëm 15 futbollistë në dispozicion, me numrin që shkon në 17 bashkë me portierët.

Pioli për këtë sfidë nuk do të ketë me vete emra si Maignan, Calabria, Kjaer e Saelemakers, por edhe të lënduarit e mëparshëm si Theo Hernandez, Florenzi e Ibrahimovic, duke krijuar një situatë të komplikuar për trajnerin italian.

Komento: