Alarmojnë ekspertët: Vala e dytë po vjen më shpejt seç e kishim menduar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Alarmojnë ekspertët: Vala e dytë po vjen më shpejt seç e kishim menduar

21:35 | 27 Shtator 2020

Ekspertët parashikojnë se vala e dytë po vjen më shpejt seç e kishim menduar.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia e koronavirusit, në mbarë botën, i është afruar shifrës prej një milion.

Pothuajse 33 milionë persona janë infektuar me koronavirusin e ri, që fillimisht u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar. Që atëherë, shumë shtete u detyruan që të aplikonin kufizime të ashpra që kanë pasur ndikim në sistemet politike, sociale dhe ekonomike.

Koronavirusi, ku shumë shtete gjatë pranverës kishin përjetuar një ulje të rasteve, tani po përjetojnë rritje të rasteve të reja.

Evropa po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit teksa Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuara po regjistrojnë numër rekord të rasteve të reja.

“Vala e dytë po vjen më shpejt sesa e kishim paramenduar”, thotë Patric Bouet, shef i Këshillit Kombëtar të Doktorëve në Francë.

Shumë shtete evropiane po rivendosin masat kufizuese, me qëllim të frenimit të përhapjes së koronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Pavarësisht rritjes së rasteve të reja me COVID-19, numri i rasteve që përfundojnë me fatalitet po bie, për shkak të trajtimit më të mirë shëndetësor. Por, ekspertët thonë se nëse numri i infektimeve të reja vazhdon të rritet, atëherë do të mbingarkohen spitalet, që mund të çojë në rritjen e rasteve të vdekjeve.

Rusia po regjistron numër të lartë të infektimeve brenda një dite. Ky shtet, në total ka regjistruar 1,143,571 raste me koronavirus dhe rreth 20,000 vdekje.

Në Lindjen e Mesme, presidenti iranian, Hassan Rohani ka autorizuar autoritetet lokale që të vendosin masat e nevojshme, me qëllim të frenimit të virusit.

Ndërkaq, numri i rasteve me koronavirus ka arritur në 7 milionë më herët gjatë kësaj jave dhe numri i vdekjeve ka arritur në 200,000.

Ekspertët shëndetësorë thonë se ka pak gjasa që pandemia me koronavirus të vihet nën kontroll derisa një vaksinë kundër COVID-19 të jetë zhvilluar. Parashikimet e ekspertëve janë se një vaksinë e tillë do të jetë e gatshme në gjysmë e parë të vitit të ardhshëm./ REL

Komento: