Alban Mehmeti merr befasinë e madhe kur hap derën e banesës së tij

11:16 | 05 Nëntor 2019

Alban Mehmeti emocionohet kur hap derën e banesës së tij.

Këngëtari Alban Mehmeti sot feston datëlindjen e tij të 35-të. Ai u surprizua nga prindërit, bashkëshortja, fëmijët dhe vëllezërit e tij, të cilët ishin mbledhur në banesën e këngëtarit për të festuar së bashku.

Natyrisht as dekori i festës nuk mungoi, së bashku me tortën me mikrofon dhe nota të muzikës, shkruan rtv21.

Bashkëshortja e Albanit, Fjolla, ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga festa. Në një video shihet këngëtari teksa emocionohet kur hyn në banesë dhe surpizohet nga familja.

Ai përqafon dy djemtë e tij të cilët i japin dhe dhuratat e tyre.

Kujtojmë se projekti i fundit i Albanit është kënga “Më mungon”, videoklipi i së cilës është klikuar mbi 140 mijë herë.

Komento: