Alban Skenderaj me koment befasues për këngën e re të Capital T

12:20 | 08 Maj 2021

Reperi Capital T tri ditë më parë publikoi projektin e ri muzikor me titull “Rrushe”.

Projekti në fjalë i ka paraprirë serialit vendor “Rrushe”, ndërsa në atë këngë Capitali flet për realitetin në vend.

Kënga e këtij artisti po pritet shumë mirë në publik, ndërsa ka marrë shumë komente pozitive edhe nga kolegët.

Së fundi, Alban Skënderaj e shpërndau këngën e tij dhe e vlerësoi si projektin më të mirë të Trimit deri tani.

“Ndoshta projekti jot me u bukur deri tani Trimi. Perfekt!” , shkruan ai.

Kënga “Rrushe” e Capital T ka marrë mbi gjysmë milioni klikime në kanalin YouTube.

Komento: