Alberti i dha fund martesës me ish-missin e Kosovës, një javë para se të privohej nga jeta

19:54 | 27 Janar 2021

Një javë para se të privohej nga jeta, Albert Krasniqi i dha fund martesës me ish-missin e Kosovës.

Pak ditë më parë, Albert Krasniqi i cili dyshohet se u privua nga jeta nga babai i tij, Skënder Krasniqi i ka dhënë fund martesës me ish-miss Kosovën, Besa Gashi.

Pas disa vitesh martesë, çifti kishin vendosur të ndahen nga njëri-tjetri.

Ata po ashtu i larguan edhe të gjitha fotografitë që i kishin së bashku nga rrjetet sociale.

Dyshja në fjalë kanë pasur një krizë të thellë martesore edhe tri vite më parë, por kishin vendosur t’i japnin edhe nga një shans njëri-tjetrit.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Albert Krasniqi raportohet se ishte i kërkuar nga Policia për dhunë në familje.

Ndërsa, para 7 orësh i ndjeri e kishte postuar një fotografi të vajzës së tij, në mbishkrimin e së cilës shkroi “dashuria e babit”.

Postimi i fundit që Albert Kransiqi bëri në rrjetin social Instagram.

Albert Krasniqi dyshohet se u privua nga jeta nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Vendi ku dyshohet se u krye ngjarja e rëndë.

Babai i viktimës, aktualisht i arrestuar, është prangosur nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar mjeti me të cilën dyshohet se është kryer ngjarja e rëndë.

“Ejani se e privova djalin”, kështu e ka denoncuar rastin babai i Albert Krasniqit.

Komento: