Albin Kurti ‘hap kuletën’: Premton 2 miliardë euro investime

21:25 | 26 September 2019

Albin Kurti e lëshon dorën: Premton 2 miliardë euro investime

Lëvizja Vetëvendosje në ditën e dytë të fushatës, ka mbajtur sot tubim me qytetarët në Ferizaj, nga ku lideri i kësaj partie, Albin Kurti ka kërkuar besimin e tyre për ndryshimin e madh dhe për të parandaluar ikjen e të rinjve nga vendi.

Duke iu referuar sloganit të Lëvizjes Vetëvendosje “Erdhi dita”, Kurti, i cili është kandidat për të parin e qeverisë në zgjedhjet e 6 tetorit, tha se erdhi dita për Ferizajn për Fondin sovran dhe Bankën Zhvillimore, për mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.

Ai premtoi mbi 1.3 miliard euro investime në sektorin e minierave dhe energji.

“Erdhi dita që të rrisim investimet për shëndetësi. Erdhi dita për biznesin dhe inovacionin. Erdhi dita për punë të garantuar, erdhi dita që të kujdesimi për sigurinë dhe të drejtat e punëtorëve. Kosova ka gjysmë milion punëtorë, ndonëse jo pak prej tyre pa kontrata”.

“Erdhi dita për fermerët. Erdhi dita që më në fund të luftojmë monopolet zhvatëse. Erdhi dita që të investojmë për energji. Do të ndajmë 40 milionë euro për energji efiçiente, ndërsa për miniera dhe energji do të ndajmë 1.3 miliard euro në mandatin katërvjeçar të qeverisë të mirë tonë e tuajën”, tha Kurti.

Ndërsa për ushtri, për arsim dhe shëndetësi, Kurti premtoi mbi 700 milionë euro për financim shtesë.

Komento: