
Hajdar Beqa i cili është kandidat për deputet në listën zgjedhore të PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit ka theksuar se Kosova është në krizë dhe kësaj duhet t’i thuhet stop, por ai ka ka pasur kritika të forta edhe ndaj Kurtit, duke theksuar se rruga e tij është model i “Hitlerit”, derisa më vonë edhe i “Gadafit”.
Këto komente Beqa i bëri në Kanal 10 në emisionin GAZETA.
“Nëse e shohim mirë e mirë se qysh ka ardhur zoti Kurti dhe qysh po mundohet me sensibilizu opinionin publik, është rruga e njëjtë me Hitlerin apo me Gadafin”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10