Albin Kurti reagon pas privimit nga jeta të Qerim Kelmendit

15:12 | 27 Shkurt 2020

Albin Kurti ka reaguar pas privimit nga jeta të Qerim Kelmendit.

Kurti ka shkruar në Facebook, se lajmin për vrasjen e Kelmendit, e ka marrë herët nga ministria e pastaj nga mediat.

Ai ka thënë se 21 vite pas luftës, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës.

I pari i qeverisë ka kërkuar nga prokuroria dhe policia që ta trajtojnë me të gjitha kapacitetet atë që e ka quajtur vrasje mizore.

Komento: