Albin Kurti takon rininë e Vetëvendosjes

23:58 | 09 Tetor 2022

Kurti takon rininë e VV-së, flasin për zyrat e partisë si vende edukimi ku flitet për filma e libra.

“Zyrat tona nëpër secilin qytet duke shërbyer si infrastrukturë edukimi ku të rinjtë janë takuar për të parë filma e për të diskutuar mbi librat e lexuar, por edhe si hapësira mendimi e veprimi ku ka pasuar angazhimi politik”.

Kështu thotë Lëvizja Vetëvendosje, teksa tregon që kryetari i kësaj partie politike, Albin Kurti është takuar me të rinjtë e VV’së bashkë me kryetarin e zgjedhur të të rinjeve, Behar Jashari.

“Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin e Rinisë për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari, në takim e parë pas zgjedhjeve të brendshme organizative, pritën asamblistët dhe deputetët e LV-së që janë njëkohësisht edhe anëtarë të RVV-së”, thuhet në postim.

“Rinia vazhdon të jetë forca lëvizëse brenda organizatës me aktivitetet e shumta dhe kreative që ajo organizon. Zyrat tona nëpër secilin qytet duke shërbyer si infrastrukturë edukimi ku të rinjtë janë takuar për të parë filma e për të diskutuar mbi librat e lexuar, por edhe si hapësira mendimi e veprimi ku ka pasuar angazhimi politik, kanë bërë që rinia përherë ta frekuentoj Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Tash, me mjete më të mëdha, e me një numër kaq të lart të anëtarësisë, është koha që të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me rininë nëpër qytetet tona, t’i plotësojmë dhe shtojmë tutje. Këtë detyrë tashmë e ka marrë organizata Rinia për VETËVENDOSJE! që ka strukturën e saj të shtrirë nëpër secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë”, përmbyllet njoftimi.

Në shtator VV-ja mbajti zgjedhjet e brendshme ku e rikonfirmuan Albin Kurtin në krye të kësaj partie që aktuialisht qeverisë me vendin.

Komento: