Albin Kurti viziton sot Komunën e Prishtinës

08:39 | 28 Maj 2020

Kurti viziton sot Komunën e Prishtinës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot do të vizitojë Komunën e Prishtinës, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se Kurti do të kryej këtë vizitë në ora 10:00, në objektin e vjetër të Komunës.

“Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës për datën 28.05.2020: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, viziton Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Komento: