Albin Kurtin e pyesin në Shqipëri pse e shmangu takimin me PD-në

20:04 | 26 Mars 2023

Kurti pyetet në Shqipëri se pse e shmangu takimin me PD-në.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të dielën Shqipërinë ku është takuar me krerët e institucioneve, si dhe ish-presidentin shqiptar, Ilir Metën.

Por, Kurti nuk pati takim me ndonjë prej përfaqësuesve të partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike. Për këtë gjë Kurti është pyetur nga gazetarët.

Kryeministri i Kosovës nuk pati ndonjë arsyeje konkrete. Ai tha se në vizitën e tij të radhës nuk përjashtohet mundësia që të takojë edhe të tjerë.

“Unë kam takuar krerët e tri institucioneve dhe kam takuar ish-presidentin Meta që e kam informuar edhe më herët për procesin e dialogut. Kam takuar insticioneve shtetërore, nuk përjashtohet që në vizitën time të radhës do t’i takoj edhe të tjerët. E di që Tirana dhe Shqipëria tani ndodhet në ethet e fushatës dhe uroj që zgjedhjet të shkojnë sa më mirë dhe iu uroj sukses kandiatëve”, ka thënë Kurti.

Komento: