Albin Kurtin në tubim në Skenderaj, po e ruan Njësia Speciale

19:35 | 01 Shkurt 2021

Njësia Speciale po e ruan Kurtin në tubimin në Skenderaj.

Kryetari i VV’së Albin Kurti po mban tubim elektoral në Skenderaj.

Por atje, kandidatit të VV’së për kryeministër i është dashur mbrojtja nga Njësia Speciale e Kosovës.

Në pamje shihet se tubimi i Kurtit është ruajtur nga Njësia Speciale.

Në këtë qytet që historikisht ka përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës nuk e kanë mirëpritur Kurtin.

Qytetarë të shumtë kanë brohoritur Thaçi, Thaçi dhe UÇK.

Kurti njihet si kritik i ashpër i ish-presidentit Hashim Thaçi i cili ka mbështetje të madhe në Drenicë.

Komento: