Albright arrin në Kosovë, pritet nga ish-presidentja Jahjaga – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Albright arrin në Kosovë, pritet nga ish-presidentja Jahjaga

15:38 | 11 Qershor 2019

Madelenie Albright tashmë ka arritur në Kosovë.

Ish-sekretarja e Shtetit Amerikan, Madelenie Albright, ka arritur në Kosovë.

Ajo është pritur në aeroport nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Albright ka arritur në Kosovë pas ish-presidentit, Bill Clinton, dhe do të marrë pjesë bashkë me të në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së dhe çlirimit të Kosovës.

Jahjaga ka thënë se është krenare që pas 20 vjet liri, të pret në Kosovë, ish-sekeraren Albright.

“Jam krenare që, njëzet vite pas çlirimit, të mirëpres në Kosovë ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright- njërën nga kontribueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë tonë. Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretarës Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmen e popullit tonë. Sekretarja Albright, e cila ishte e pakompromis ndaj dhunës që regjimi i Millosheviqit po ushtronte në Kosovë, sot erdhi në një Kosovë që kultivon vlerat për të cilat ajo është angazhuar- lirinë, demokracinë, tolerancën dhe paqen.Përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar Jahjaga.

Clinton aktualisht është në takim me presidentin Thaçi, më pas do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!