Albulena Haxhiu: Në Prekaz të Poshtëm gjenden mbetjet mortore të tre individëve

14:25 | 09 Nëntor 2023
albulena-haxhiu:-ne-prekaz-te-poshtem-gjenden-mbetjet-mortore-te-tre-individeve

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar sot se kanë hasur në mbetje mortore që potencialisht mund të jenë persona të zhdukur, në Prekaz të Skenderajt.

E ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu përmes një njoftimi ka thënë se në Prekaz të Poshtëm janë gjetur mbetjet mortore të tre individëve.

Ajo, ka thënë se mbetjet mortore Mbetjet do të dërgohen në IML për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe indentifikimit mjekoligjor.

Postimi i saj i plotë:

Në Prekaz të Poshtëm gjenden mbetjet mortore të tre individëve.

Ekipet e Institutit të Mjeksësisë Ligjore me mbështetjen e EULEX, KQPZH dhe PK, kanë lokalizuar mbetjet kockore të së paku tre individëve të cilët dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë.

Mbetjet do të dërgohen në IML për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe indentifikimit mjekoligjor.

Në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim./Front Online

Komento: