Aleksandar Vuçiqi luan shah teksa takimi i Kurtit vazhdon në Bruksel.

14:49 | 21 Nëntor 2022

Vuçiqi luan shah teksa takimi i Kurtit vazhdon në Bruksel.

Në Bruksel janë duke u zhvilluar takime ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit të përbashkët që kanë zhvilluar ata me shefin e jashtëm të diplomacisë së BE-së Josep Borrell, ata kanë zhvilluar takime edhe veç e veç me përfaqësuesit e BE-së.

Derisa Kurti ishte duke zhvilluar takime me Borrellin, Vuçiq ka publikuar një fotografi ku ai shihet duke luajtur shah.

“Duke pritur që të përfundojë takimi bilateral ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit”.

Komento: