Aleksander Vuçiq thotë se Serbia është e gatshme për një zgjidhje kompromisi me Kosovën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aleksander Vuçiq thotë se Serbia është e gatshme për një zgjidhje kompromisi me Kosovën

16:36 | 22 Tetor 2020

Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme për një zgjidhje kompromisi me Kosovën.

Në Forumin e Sigurisë në Beograd i cili është duke u mbajtur virtualisht, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se duhet të kuptohet pozicioni i Beogradit dhe pozicioni i serbëve në Kosovë por kjo nuk do të thotë se Serbia nuk është e gatshme për një zgjidhje kompromisi me Kosovën

Në panelin e këtij forumi po merr pjesë edhe kryeministri Hoti dhe Emisari i BE’së, Miroslav Lajçak.

Vuçiq ka thënë poashtu se sa i përket marrëveshjes me Kosovës nëse duam që të arrijmë zgjidhje me kompromis duhet të jemi njësoj të kënaqur.

“Ne duhet të respektojmë njëri-tjetrin, nëse ne themi gjithçka të kundërt cili do të jetë përfundimi. Nuk do të thotë se ne nuk jemi gati për një zgjidhje me kompromis. Por ju duhet të kuptoni më shumë për pozicionin e Beogradit dhe pozicionin e serbëve në Kosovë. Ne duhet të jemi njësoj të pakënaqur ose të paktën pak të kënaqur nëse duam të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Më duket mua se agjenda e brendshme është më e rëndësishme se çështjet strategjike. Nëse ju dëshironi të diskutoni substancialisht, ne jemi gati”, ka thënë Vuçiq në Forumin e Sigurisë Beograd.

Komento: