Ali Gashi lirohet nga detyra e zv/drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës

12:37 | 21 Prill 2022

Zëvendësuesi i drejtori të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi, njoftohet se është tërhequr nga pozita të cilën e drejtonte deri më tani.

Në një njoftim për media nga ShKK u tha se Gashi për arsye personale i ka kërkuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga detyra e zv/drejtorit të Shërbimit Korrektues.

Pas kësaj , ministrja Haxhiu ka aprovuar kërkesën për lirim nga detyra, ndërsa e ka falënderuar Gashin për punën dhe bashkëpunimin e deri tanishëm.

“E në anën tjetër edhe Gashi, ka falënderuar Ministren Haxhiu për bashkëpunimin dhe besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.”, thuhet në njoftimin për media.

Komento: