Aliu: Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore të 10-të po ec me ritme të shpejta

18:38 | 04 Dhjetor 2023
aliu:-rehabilitimi-i-linjes-hekurudhore-te-10-te-po-ec-me-ritme-te-shpejta

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se rehabilitimi i Linjës Hekurudhore të 10-të është duke ecur me ritme të shpejta.

“Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore të 10të, në vlerë prej 38 milionë euro, që përfshin Linjat Fushë Kosovë – Hani i Elezit, si dhe Fushë Kosovë – Mitrovicë, po ec me ritme të shpejta”, ka shkruar ministri Aliu.

Aliu ka thënë se sisa prej punëve që po bëhen janë: rinovimi i binarëve, riparimi i tuneleve dhe instalimi i pajisjeve të telekomunikacionit.

Komento: