Allegri merr vendim të papritur për Ronaldon

17:37 | 22 Gusht 2021

Ka zëra se Cristiano Ronaldo është lënë në bakën rezervë nga Max Allegri për ndeshjen e parë në Serie A mes Juventusit dhe Udineses.

Vendimi vjen vetëm disa ditë pasi Ronaldo u la jashtë miqësoreve të fundit parasezonale kundër skuadrës U-23, përcjell ORAinfo.

Kjo u shpjegua në atë kohë si një ditë pushimi, në mënyrë që ai të ishte plotësisht i aftë për këtë fundjavë.

Sipas Sport Mediaset dhe Sportitalia, CR7 është lënë jashtë formacionit si vendim teknik nga trajneri, që do të thotë se nuk ka ndonjë dëmtim apo arsye fizike pse ai nuk duhet të fillojë. /ORAinfo/

Komento: