Ambasada e Kosovës në Berlin: Gjermania nuk e tregoi identitetin e personit të katër që vdiq në aksident

17:56 | 17 Tetor 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Gjermani ku vdiqën 4 anëtarë të një familje kosovare.

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë detaje për pesë shtetasit kosovarë të cilët kanë qenë të përfshirë në aksidentin e djeshëm në shtetin gjerman.

Ambasada përmes një statusi në Facebook ka thënë se në aksidentin e djeshëm kanë qenë të përfshirë pesë shtetas të Kosovës, tre persona kanë vdekur nga familja K. me prejardhje nga Kosova ndërkaq për personin e katër autoritetet gjermane nuk kanë bërë të ditur identitetin.

“Sot në mëngjes kemi informuar Ministrinë e Jashtme të Republikës të Kosovës që në aksidentin e djeshëm në autorrugën B31 tek Meersburg (Baden-Ëürttemberg) kanë qenë të përfshirë 5 shtetas të Kosovës. Dje kanë vdekur 3 persona- dy nga familja K. nga Kosova dhe një person tjetër kurse sot paradite ka ndërruar jetë personi i katërt. Nga familja K. me prejardhje nga Kosova kanë vdekur 3 persona.

Për personin e 4 autoritetet gjermane nuk kanë bërë të ditur identitetin”, thuhet në reagim.

Komento: