Ambasadorët e diplomacisë mblidhen në Uashington, flasin për Ballkanin Perëndimor

22:00 | 24 Qershor 2022

Për Ballkanin Perëndimor është diskutuar në Uashington.

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka publikuar një foto me ambasadorët e diplomacisë amerikane të Ballkanit Perëndimor të cilët janë takuar në Konferencën e shefave të misioneve të këtij viti në Uashington.

Në mesazhin e saj diplomatja amerikane thekson se kanë diskutuar për prioritetet në Ballkanin Perëndimor.

“Ambasadorët takohen me drejtuesit e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht bashkëpunimin dhe integrimin rajonal – më të rëndësishme se kurrë”.

Mes të tjerësh në këtë foto shfaqet Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ambasadori amerikan në Bosnje-Hercegovinë, Michael Murphy, ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim dhe ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill.

Komento: