Ambasadori amerikan: Dje Qeveria e Kosovës na ndihmoi të arrinim aty ku tërë bashkësia ndërkombëtare donte – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ambasadori amerikan: Dje Qeveria e Kosovës na ndihmoi të arrinim aty ku tërë bashkësia ndërkombëtare donte

21:14 | 24 Nëntor 2022

Hovenier: Dje Qeveria e Kosovës na ndihmoi të arrinim aty ku tërë bashkësia ndërkombëtare donte.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hoveiner, e ka vlerësuar punën e Qeverisë së Kosovës për arritjen e marrëveshjes për targat.

Ai ka thënë se pala kosovare ishte tejet ndihmuese.

“Ne e shohim si një sukses shumë të madh dhe një hap shumë të madh përpara. Dua ta pranoj se Qeveria e Kosovë dje u angazhuara në një mënyrë që ishte konstruktive dhe të dobishme dhe na ndihmoi të arrijmë aty ku tërë komuniteti ndërkombëtar donte ta shihte fundin e kësaj”, është deklaruar Hovenier në Rubikon.

“Kjo është pikëpamja ime fillestare për atë që ka ndodhur dje – një hap shumë i rëndësishëm përpara për të dyja shtetet”.

Komento: