Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se shtypi i gjallë dhe i lirë që e informon publikun dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë, është përbërësi themelore për demokraci të qëndrueshme.
Në Ditën Botërore të Shtypit, Kosnett ka thënë se gazetarët meritojnë respektin dhe mbrojtjen.
“Kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj vetë demokracisë”.
Ndërsa, Ambasada britanike në Kosovë ka deklaruar se në mbarë botën liria e mediave është nën sulm.
“Britania e Madhe po bashkëpunon me partnerët si një forcë globale për të mirë, duke qëndruar për të mbrojtur demokracinë, derisa mbron gazetarët”.