​Ambasadori Boszik: Hungaria do të vazhdojë të mbështesë studentët nga Kosova

22:01 | 09 Nëntor 2023
​ambasadori-boszik:-hungaria-do-te-vazhdoje-te-mbeshtese-studentet-nga-kosova

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, priti sot në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Béla Boszik, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në arsim, mbështetjen për studentët kosovarë dhe mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi në të ardhmen, në kuadër të Programit të bursave.

Nagavci ka uruar ambasadorin e ri dhe e ka falënderuar për krijimin e mundësive të shumta për studentët kosovarë që të studiojnë në universitetet hungareze.

Ministrja Nagavci dhe ambasadori Boszik shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në arsim. Ndër të tjera, Nagavci e vlerësoi të rëndësishëm bashkëpunimin Kosovë-Hungari në fushën e arsimit, me theks të veçantë në arsimin e lartë.

Ndërsa, ambasadori Boszik tha se Hungaria do të vazhdojë të mbështesë studentët nga Kosova, ndërsa theksoi faktin se numri i aplikantëve kosovarë në Programin e bursave është disa herë më i lartë sesa kuota, të cilën e përcakton Programi.

Komento: