Ambasadori francez: Të gjithë po presim diçka nga Kosova për Asociacionin

22:03 | 23 Maj 2024
ambasadori-francez:-te-gjithe-po-presim-dicka-nga-kosova-per-asociacionin

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka thënë se aplikimi i Kosovës, në KiE, nuk ka qenë në agjendë.

Ai në “Debat Plus”, tha se Asociacioni është bërë “fakt jete” dhe se jo vetëm Franca por të gjithë presin të ndodhë dicka lidhur me të.

“Mesa kam njohuri, asnjë vend gjatë takimeve aso sa herë ka qenë e mundur kanë këkruar formalisht që të diskutohet aplikacioni i Kosovës, nuk ka qenë në agjendë, s’ka pasur kërkesë zyrtare. I bie që nuk është vetëm Franca dhe Gjermania, por janë pak a shumë gati të gjkithë. Duhet të jetë pika fillestare e reflektimit pse është kështu, në vend të mundohemi të analizojmë nëse është parakusht, kusht i mëvonshëm, rekomandim, është bërë një fakt jete, për të cilin të gjithë, presim të ndodhë dicka lidhur me Asociacionin”, tha ai.

Komento: