Ambasadori i Kosovës në Gjermani refuzon t’u përgjigjet deputetëve për rastin e Agon Musliut – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ambasadori i Kosovës në Gjermani refuzon t’u përgjigjet deputetëve për rastin e Agon Musliut

17:19 | 28 Shtator 2020

Ambasadori i Kosovës në Gjermani ka refuzuar të përgjigjet për rastin e Agon Musliut.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka refuzuar të dëshmojë lidhur me rastin e Agon Musliut. Ai ka thënë se përfaqësuesit e tij ligjor e kanë këshilluar që nuk duhet të jap detaje.

Ndërsa për këtë kryetarja e Komisionit Mimoza Kusari-Lila, si dhe këshilltari ligjor i Kuvendit, Muhamet Bytyqi kanë thënë se Cufaj ka të drejtë të mos përgjigjet në pyetjve të caktuara.

“Për rastin në fjalë unë nuk përgjigjem”, ka thënë ai.

Bekim Haxhiu i PDK-së, ka thënë se refuzimi që të dëshmohet para komisionit është njëjtë si të refuzohet të dëshmohet para organeve të drejtësisë. Ndërsa Cufaj është përgjigjur në disa prej pyetjeve të përgjithshme, por ka refuzuar që të flas për rastin e Agon Musliut.

Cufaj po ashtu ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e Bekim Haxhiut, lidhur me dokumentet mjekësore të të ndjerit.

Komento: