Ambasadori italian: Të gjendet rruga e duhur drejt tranzicionit të zbatimit të rregullores së re të BQK-së

20:33 | 16 Shkurt 2024
ambasadori-italian:-te-gjendet-rruga-e-duhur-drejt-tranzicionit-te-zbatimit-te-rregullores-se-re-te-bqk-se

Ambasadori Italian në Kosovë, Antonelo De Riu, në intervistë për RTK-në, tha se bashkërisht duhet gjetur rruga e duhur drejt tranzicionit të zbatimit të rregullores së re të BQK-së.

Diplomati italian u shpreh se kjo duhet bërë duke shmangur tensione të mundshme.Ambasadori italian deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të shpejtojë me verifikimin e nënshkrimeve që janë dërguar nga qytetarët e katër komunave në veri të vendit, që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet atje.

Komento: