
Minxhozi thotë se hekurudha Durrës-Prizren, do ta ndihmojë Kosovën që të kthehet në qendër të rëndësishme të transportit
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi ka thënë se në vitin 2023 do të fillojë faza e projektimit të hekurudhës në mënyrë që nga viti 2024 të fillojnë punimet për hekurudhën e re që do lidhë Shqipërinë me Kosovën.
“Studimi i fizibilitetit është shumë i rëndësishëm dhe mendojmë që brenda këtij viti ky do të përfundojë. Që në vitin pastaj 2023 të fillojë faza e projektimit. Dhe mendojmë aty nga viti 2024 të fillojnë punimet për hekurudhën e re që do lidhë Shqipërinë me Kosovën. Ndërkohë si Qeveria e Shqipërisë ashtu edhe Qeveria e Kosovës po shikojnë mundësinë për modernizimin e rrjetit të brendshëm hekurudhorë”.
“Kosova kthehet në një qendër shumë të rëndësishme pastaj të transportimit hekurudhor. Sepse kjo ka të bëjë edhe me projektin e madh që është në Shqipëri për rinovimin e portit të Durrësit, i cili do të krijojë mundësi pastaj që të vinë anije më të mëdha në portin e Durrësit që e kanë ndërtim Kosovën e po më gjerë. E rëndësishme është që ky projekt ose kjo ide të materializohet brenda vitit 2022 dhe 2023 e ritheksojë të bëhet projekti dhe pastaj 2024 mund të na gjejë me punime të filluara në të dy anët e kufirit. Por brenda kësaj periudhe kërkohet e realizuar si në Shqipëri dhe në Kosovë modernizimi i rrjetit të brendshëm hekurudhorë”, tha ai për EO.