Vizitë e rrallë, ambasadori saudit nuk shkoi duarthatë te Myftiu Tërnava.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, të hënën në Prishtinë është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Feisal Ghasi Ismail, shkruan Express.
Tërnava me ambasadorin saudit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e 25 tonëve hurma nga Mbretëria e Arabisë Saudite nëpërmjet Ambasadës në Tiranë.
“Gjatë kësaj vizite, ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë dhe Myftiu i Kosovë biseduan për raportet e shkëlqyera si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.