Ana Kabashi “çmend” rrjetin, poston foto joshëse

14:23 | 12 Dhjetor 2021

Ana Kabashi ‘godet’ me fotot e fundit.

Ana Kabashi postoi një set të ri fotografish në llogarinë e saj në Instagram, që padyshim nuk kaloi pa vëmendjen e fansave të saj.

Këngëtarja e cila përveç zërit unik, njihet edhe për fizikun e tonifikuar dhe tejet joshëse, komentohet për secilën paraqitje që bën në rrjetet social.

Edhe së fundmi, ajo u shfaq në disa poza tejet atraktive, e veshur me shumë stil dhe grim të theksuar teksa dukej mahnitëse.

Me një bluzë të shkurtë me ngjyrë të zezë dhe mëngë rozë që e vinte në pah dekoltenë, të kompletuar me pantallona lëkure, Ana përshtati pamjen me një palë vathë të gjatë solemn.

Ndryshe, kujtojmë që krahas fotosesioneve, këngëtarja këtë vit po e përmbyll me disa projekte të suksesshme muzikore.

Kënga e fundit e Anës është “11/11”, të cilën e solli të vizuelizuar edhe me një klip të veçantë.

Komento: