Analisti politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Isen Saliu, për FrontOnline thotë se qeveria e re do të formohet mes koalicionit VMRO-DPMNE dhe VLEN dhe sipas tij ky koalicion do i ketë mbi 70 deputetë.
‘’Gjykuar sipas paraqitjeve të para të fituesit të zgjedhjeve, Hristijan Mickovskit kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Qeverinë e re do ta themelojë opozita e deritanishme VMRO-DPMNE tek maqedonasit dhe VLEN tek shqiptarët. Në bazë të rezultateve të para, ky koalicion do të numëronte mbi 70 deputetë, kurse me partitë tjera më të vogla maqedonase i afrohet edhe shumicës prej dy të tretave’’ thotë Iseni.
Ai potencon se në ditën e zgjedhjeve pati edhe bojkot të zgjedhjeve presidenciale në komunat me shumicë shqiptare.
‘’Në ditën e zjedhjeve pati edhe bojkot të zgjedhjeve presidenciale në komunat me shumicë shqiptare, që në masë plotësuese ka ftohur raportet mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së’’ tehkson ai.
Analisti Saliu thotë se gjithçka do të qartësohet në ditët në vijem nëse do të ketë ose jo përqarje mes shqiptarëve, e kjo do të ndodhë kur të fillojnë negociatat për formimin e Qeverisë së re në RMV.
‘’Gjithçka do të qartësohet ditëve në vijim, kur të fillojnë negociatat për formimin e Qeverisë së re. Ndoshta nuk mund të themi se kemi përçarje të shqiptarëve, por kemi dy blloqe politike, njësoj sikurse kemi edhe në Kosovë, Shqipëri dhe vende tjera. Vota e shqiptarëve kësaj radhe ishte e koncentruar në dy blloqe dhe nuk ishte shumë e përçarë, respektivisht nuk kemi shumë “vota të djegura” shqiptare’’ potencon ai për FrontOnline.
Ndërkohë, ai thotë se shkronja e pare e koalicionit VLEN i takon Vetëvendosjes.
‘’Përkrahja e Vetëvendosjes për opozitën shqiptare ishte e qartë dhe shkronja e parë e koalicionit opozitar VLEN i takon Vetëvendosjes, sepse fillimisht ky koalicion ishte Lëvizja Evropiane për Ndryshim (LEN). U krijua njëfarë paqartësie lidhur me qëndrimin e Vetëvendosjes për kandidaten presidenciale të VMRO-DPMNE-së, që përkrahej nga VLEN, por kryeparlamentari Konjufca doli me sqarim dhe kërkesë që të publikohet deklarata e tij e plotë’’ vlerëson analisti Saliu për FrontOnline.