Analisti Selmani: Përkrahja e Kurtit ndaj VLEN nuk pati fare ndikim në rezultatin zgjedhor

19:03 | 09 Maj 2024
analisti-selmani:-perkrahja-e-kurtit-ndaj-vlen-nuk-pati-fare-ndikim-ne-rezultatin-zgjedhor


Analisti politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Naser Selmani, deklaron për FrontOnline se qeveria e re do të formohet nga VMRO-DPMNE.

”Nuk ka dyshim se qeverinë e re do ta udhëheq VMRO e cila ka korrur një fitore, që në të kaluar nuk ka nodhur në ciklet zgjedhore. Jo që ajo nuk ka fituar kaq, por suksesi i dobët i LSDM-së, kurr nuk ka pasur këtë numër kaq të vogël’’

Ai ka treguar edhe arsyet se çfarë bëri që subjekti politik, VMRO-DPMNE të fitoj kaq shumë vota.

‘’Në rritjen e VMRO-së ndikoj paaftësia e qeverisë nga LSDM-ja, pasi gjitha premtimet që i ka bërë nuk arriti të i realizoj, si reforma në drejtësi, liria e medias, lufta ndaj korrupsionit dhe u krijua percepsioni se kjo qeveri është kundër reformave dhe e korruptuar dhe tjetra është arroganca e BDI-së, e cila me projektin e Korridorit të 8-të i cili kaloj shifrën miliardëshe dhe mënyra si u prezentua ky projekt u përdor nga VMRO-DPMNE, pastaj insistimi për kryeministër shqiptar, marrja në udhëheqje i instutcioneve, sepse partitë maqedone bëjnë rezistencë për të ndryshuar sistemin sepse ato 100% e kontrollojnë atë, pra VRMO-DPMNE këto i përdori tek votuesit maqedon dhe narracioni i saj BDI në opozitë ka pasur sukses’’ thekson ai.

Analisti Selmani thotë se nuk ka pasur përçarje mes shqiptarëve në këto zgjedhje se se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë me të unfikuar.

 ‘’Ky vlerësimi i përqarjes nuk është vlerësim i drejtë sepse shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar sepse kanë pasur dy blloqe dhe kemi pasur në të kaluarën kur vota shqiptare është ndarë në 4-5 subjekte politike, në këto zgjedhje janë bashkuar në dy blloqe. Çka të bëjmë ne në një listë? Do ishte pak e rrezikshme kjo, sepse kjo nuk do ishte as e shëndoshë për demokracinë. Ajo çka e unifikon spektrin shqiptare është unifikimi i platformave, pavarësisht se kush është në Qeverinë. Është çasje e gabuar që shqiptarët të bashkohen në një listë’’ potencon ai.

Tutje, njohësi i proceseve politike, Naser Selmani, për FrontOnline. thotë se BDI ka shkelur marrëveshjen me VMRO-DPMNE kur kishte bërë koalicion me LSDM-në pas presionit ndërkombëtar dhe këtë kartë do ta përdorë tashmë VMRO ndaj BDI-së, për ta lënë këtë të fundit në opozitë.

‘’VMRO dhe BDI kanë pasur një marrëveshje që partitë fituese të bëjnë koalicion mes vete, këtë parim BDI e ka shkelur duke bërë koalicion me LSDMN-në me 2017 dhe këtë kartë do e përdorë tani VMRO, sepse do i thotë BDI-së se ju e keni shkelur këtë parim dhe se VMRO nuk do të guxojë të bëjë koalicion me BDI-në sepse votuesi i VMRO mund ta ndëshkojë ashpër atë’’ shton ai.

Për fund, analisti Selmani thotë se përkrahja e kryeministrit Albin Kurti nuk ka pasur thaujse fare ndikim në rezultatin zgjedhor të koalicionit VLEN dhe se përfshirja e tij në zgjedhjet e RMV-së nuk është precendent i ri.

‘’Nuk është e vërtetë se ky është precedent, në RMV kanë ndërhyrë vazhdimisht në zgjedhje si Shqipëria ashtu edhe Kosova. Mos harroni se BDI kishte përkrahjen e kryeministrit Rama, madje ai ishte pjesë e spotit publiciar të BDI-së, kjo nuk është diçka e re, ka ndodhur edhe tash. Unë mendoj se ndërhyrja e Kurtit ka qenë e pa përfillshme dhe nuk ka ndikuar aspak ose ka ndikuar pak ndikim në rezultatin e zgjedhjeve’’ përfundon Selmani për FrontOnline.

Komento: