Anceloti befason pas stërvitjes së parë me Real Madridin

22:51 | 05 Korrik 2021

Ancelotti thyen heshtjen pas stërvitjes së parë me Real Madridin.

Real Madrid ka përfunduar stërvitjen e parë parapërgatitese për edicionin 2021/22.

Kjo gjithashtu ishte stërvitja e parë me Realin edhe për trajnerin Carlo Ancelotti që zëvendësoi Zinedine Zidanen muajin e kaluar, transmeton lajmi.net.Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tekniku italian tha se ndihet shumë i motivuar dhe i emocionuar.

Ndërkohë, vetëm 16 lojtarë ishin të ekipit të parë, derisa ditëve në vijim do t’i bashkohen edhe disa yje të tjerë.

Komento: