Ancelotti i dëshiron këta lojtarë në Everton

23:45 | 25 Dhjetor 2019

Ancelotti ka treguar se cilët lojtarë i do në Everton.

Carlo Ancelotti ka nisur tashmë nga puna për ndërtimin e skuadrës së tij të re Everton.

Pas shkarkimit nga Napoli, tekniku italian nuk kërkoi pushime por gjeti menjëherë klubin e ri duke nisur kështu një aventurë tjetër në Angli.

Ancelotti e ka gjetur ekipin e Everton në vendin e 15 me 19 pikë dhe tekniku italian do kërkoj disa përforcime nga merkato e janarit.

Sipas Daily Express, Anceloti është duke vëzhguar ish mesfushorin e Romës, Steven Nzonzi i cili tani luan me ekipin e Galatasaray.

Nga ajo që raportohet është se Nzonzi po kërkon një aventurë të re dhe klubi i Everton sapo ka shfaqur interesin e parë.

Komento: