Ancelotti kërkon dyshen e madhe nga Real Madrid, dëshiron ta shndërrojë Evertonin në superfuqi

08:36 | 04 Prill 2020

Ancelotti dëshiron ta shndërrojë Evertonin në superfuqi, i do Balen dhe Jamesin.

Bale dhe James janë në listën e Carlo Ancelotit

Sipas asaj që raporton Marca, dyshja e Real Madridit, Gareth Bale dhe James Rodriguez janë në listën e Carlo Ancelottit i cili i do futbollistët te Evertoni, transmeton Gazeta Express.

Ancelotti ka punuar me dy lojtarët gjatë kohës në Madrid dhe i njeh shumë mirë.

Ai shpreson kjo ta favorizojë dhe t’i bindë ata në projektin për ta ndryshuar historinë e Evertonit.

Ai e di se do të jetë e vështirë për t’i marrë që të dy, por fillimisht do të tentojë t’i bindë futbollistët, derisa më pas do të merren vesh për çmime.

Komento: