Ancelotti zbulon përforcimin e ri

09:01 | 24 Dhjetor 2019

Trajneri i ri i Everton, Carlo Ancelotti dëshiron të nënshkruajë mbrojtësin e Sheffield United, John Egan, në janar, raporton Mirror.

Qendërmbrojtësi ka bërë përshtypje për Blades këtë sezon dhe Toffees e shohin atë si njeri ideal për të forcuar prapavijën e tyre,përcjell ORAinfo.

Everton beson se ata mund ta bindin Egan të bëjë lëvizjen në mes të sezonit ndërsa Ancelotti duket se do ta kthejë sezonin e klubit./ORAinfo/

Komento: