Andi Zeqiri drejt transferimit te ekipi nga Serie A

00:01 | 24 Shtator 2020

Sulmuesi kosovar, Andi Zeqiri mund të jetë futbollisti i radhës nga Kosova që vesh fanellën e një skuadre nga Serie A.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Parma është afër mbylljes së transferimit të 21 vjeçarit nga Kosova, përcjell lajmi.

Negociatat për transferimin e tij janë në një fazë të avancuar, dhe brenda 2-3 dite gjithçka mund të mbyllet.

Zeqiri mund të arrijë te Parma gjatë fundjavës, për testet mjekësore.

Kujtojmë se Zeqiri është pjesë e Lausanne-Sport në Zvicër, duke u konsideruar ndër talentët më të mëdhenj në këtë vend.

Sulmuesi nga tetori pritet të vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës, në nivel kombëtaresh.

Komento: