Anglia ndalet nga Hungaria, Portugalia fiton bindshëm ndaj Luksemburgut

23:03 | 12 Tetor 2021

Përfundojnë ndeshjet: Portugalia fiton bindshëm ndaj Luksemburgut, Anglia ndalet nga Hungaria.

Janë zhvilluar sonte ndeshjet e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës.

Portugalia ka mposhtur bindshëm Luksemburgun me rezultat 5-0, shkruan lajmi.net.

Portugezët qysh në fillim e nisën me dominimu duke kaluar në epërsi në min e 8′ përmes Cristiano Ronaldos nga penalltia.

Sërish në min e 13′ u akordua penalli për vendasit e ku sërish i saktë ishte Ronaldo për ti dhënë epërsinë ekipit të tij 2-0.

Nuk vonoi shumë dhe ishte Bruno Fernandes që shënoi në min e 18′ për 3-0.

Me rezultat 3-0 u mbyll pjesa e parë, përkundër rasteve tjera që pati Portugalia.

Vendasit edhe në pjesën e dytë ishin më të mirë dhe arritën të shënojnë më min e 69′ përmes Joao Palinha që i dha epërsinë ekipi të tij 4-0.

Kurse Cristiano Ronaldo realizoi në min e 87′ duke kompletuar hat-rikun e tij dhe vulosi rezultatin përfundimtarë 5-0.

Me këtë fitore Portugalia zë vendin e dytë në grupin A me 16 pikë, kurse Luksemburgu është e treta me gjashtë pikë..

Në anën tjetër Anglia u ndal në barazim 1-1 nga Hungaria.

Për hungarezët shënoi Robert Sallai në min e 24′, kurse për anglezët realizoi John Stones në min e 37′.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën sot në kualifikmet e Kupës së Botës.

Komento: