Antonio Conte u dërgon mesazh lojtarëve të Interit

20:39 | 30 Prill 2021

Inter mund të fitojë nesër kampionatin në Itali, mjafton që të mposhtë Crotonen. Trajneri Antonio Conte, para ndeshjes ka dalë para mediave dhe shprehet se futbollistët duhet të luajnë si zakonisht, ndryshe do të surprizoheshin nga rivalin.

“Djemtë e dinë që nesër duhet të bëjmë Interin. Nëse shkojmë atje dhe mundohemi të bëjmë diçka tjetër, atëherë do të marrim si këmbim një surprizë të keqe. Ne e respektojmë Crotonen dhe atë që ata po bëjnë. Do jenë të motivuar dhe do duan të tregojnë se e meritojnë qëndrimin në Serie A”, tha fillimisht Conte.

Kalendari i ngjeshur ka bërë që edhe lojtarët ta ndjejnë lodhjen, por trajneri i Interit është i qartë: “Kundërshtarët dhe ne mund të ndihemi të lodhur, por jemi gati të arrijmë diçka historike. Mendoj se nuk duhet të jemi të lodhur. Nëse dikush është i lodhur, më mirë të më tregojë dhe të qëndrojë në stol”.

“Takimi me Zhang? Thjesht jemi përshëndetur, pasi kishim kohë që nuk e kishim parë njëri-tjetrin. Ai përshëndeti lojtarët dhe na uroi fat. Ai e di shumë mirë që nuk kemi përfunduar asgjë”, shtoi Conte, ndërkohë që foli edhe për rritjen e lojtarëve gjatë këtij sezoni në Serie A.

“Të gjithë janë përmirësuar këtë sezon dhe kanë fituar më shumë përgjegjësi. Jemi duke korrur shpërblimet e punës tonë. Edhe Pinamonti, i cili nuk ka marrë minuta për shkak të Lukaku, Lautaro dhe Sanchez, është një lojtar më i mirë seç ka qenë. Është e pashmangshme: kur ju punoni shumë, gjithmonë rritesh personalisht”, përfundon Conte.

Komento: