Anulohen ndeshjet miqësore të Kombëtares së Shqipërisë, kjo është arsyeja

17:18 | 09 Mars 2020

Tashmë janë lajmëruar rastet e para me koronavirus edhe në Shqipëri.

Coronavirusi ka shkaktuar kaos në pjesën më të madhe të vendeve, teksa ditën e djeshme u konfirmuan edhe dy raste zyrtare në Shqipëri.

Kombëtarja e Shqipërisë kishte programuar dy miqësore për t’i zhvilluar në fundin e këtij muaji, përkatësisht ndaj San Marinos dhe Sllovenisë.

Ndërkohë së fundmi mësohet se është anuluar miqësorja ndaj San Marinos, teksa drejt anulimit është dhe ndeshja me Sloveninë.

Stafi drejtues italian nuk mund të lëvizë nga Italia ndërkohë që edhe lojtarët e kanë të pamundur lëvizjen e lirshme.

Ndeshjet ishin programuar të luheshin në fund të muajit në Itali, pastaj u mendua dhe për në Tiranë, por asnjë nga alternativat nuk garanton siguri, ndaj është vendosur deri më tani që miqësorja me San Marinon të anulohet.

Komento: