Anulohen sërish të gjitha ndeshjet në Serie A

13:48 | 09 Mars 2020

E kryer, ndeshjet e Serie A anulohen sërish.

Ministri i Punëve të Jashtme Luigi Di Maio ka mbështetur kolegun e tij dhe Ministrin e Sporteve Vincenzo Spadafora dhe ranë dakord që “është më mirë të mos zhvillohen fare ndeshjet”.

Ministri i Sporteve mbështeti vendimin e Shoqatës së Lojtarëve që Seria A të pezullohej gjatë shpërthimit të koronavirusit, duke e bërë të qartë qëndrimin e tij kur ai u shpreh për të anuluar të gjitha ngjarjet sportive.

Di Maio tani ka shprehur mbështetjen e tij për vendimin, duke pretenduar se lojtarët mund të “infektojnë qytetarët e tjerë” nëse i ekspozohen virusit gjatë ndeshjeve, transmeton lajmi.

“Ka masa që kërkojnë përgjegjësi maksimale, unë e them këtë në botën e futbollit”, tha Di Maio sipas Tuttomercatoweb.

“Unë shpreh mbështetjen time për Ministrin Spadafora, i cili aktualisht është duke u përpjekur të bindë tërë botën e futbollit se është më mirë të mos luash”.

“Sepse nëse ka lojtarë pozitivë, ata mund të infektojnë të tjerët dhe, duke u kthyer në shtëpi, ata mund të infektojnë qytetarët e tjerë”.Nesër do të mbahet mbledhja emergjente, ku pritet të zyrtarizohet kjo ide.

Komento: