Anulohet ndeshja Sevilla-Roma

15:14 | 11 Mars 2020

Anulohet ndeshja Sevilla-Roma.

Roma zyrtarisht ka njoftuar se nuk do të luajë nesër (e enjte) kundër Sevillas në ndeshjen e tyre të parë për 1/8-tën e Ligës së Evropës për shkak të mungesës së autorizimit nga autoritetet lokale spanjolle.

Ndeshja e Ligës së Evropës kishte qenë në dyshim pasi qeveria spanjolle anuloi të gjitha fluturimet drejt dhe nga Italia për në Spanjë.

Raportet e mëparshme sugjeruan që Giallorossët do të fluturonin për në Portugali dhe më pas do të udhëtonin me tren pjesën tjetër të rrugës për në Sevilla.

Megjithatë, klubi italian ka lëshuar një deklaratë në mediat sociale për të thënë se ata nuk do të luajnë ndeshjen e nesërme.

E gjithë kjo vjen për shkak të mungesës së autorizimit nga autoritetet e Sevillas.
“Roma nuk do të udhëtojë në Spanjë për ndeshjen kundër Sevillas në Ligën e Evropës, pasi avioni nga Italia nuk ishte i autorizuar të zbarkonte në Spanjë. Më shumë detaje nga UEFA së shpejti”, thuhet në njoftim.

Deri më tani nuk ka të dhëna se kur mund të zhvillohet kjo ndeshje.

Komento: