Anulohet për sot vaksinimi kundër gripit sezonal, Policia shpërndan qytetarët

12:02 | 01 Dhjetor 2020

Policia shpërndan qytetarët, anulohet për sot vaksinimi kundër gripit sezonal.

Për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid, është anuluar vaksinimi kundër gripit sezonal, i cili ka filluar sot.

Policia e cila ishte e pranishme për të mbajtur rendin, ka kërkuar që të pranishmit të shpërndahen.

Vaksinimi për grupet me rrezik të lartë do të mbahet nga data 1 dhjetor deri më 11 dhjetor.

Komento: