Apeli i veçantë i IKSHPK-së për të moshuarit në Kosovë: Rrini në shtëpi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Apeli i veçantë i IKSHPK-së për të moshuarit në Kosovë: Rrini në shtëpi

09:12 | 04 Gusht 2020

IKSHPK ka një apel të veçantë për të moshuarit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një postimi në Facebook i ka bërë apel të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi.

“Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKSHP-së.

Njoftimi i plotë:

APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI!

Të nderuar qytetarë,

– Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

– Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

– Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

– Mbani distancë sociale për 2 metra! Mbani maskat! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

– Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

– Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!

Komento: