aradinaj-Stublla: Javë e trishtë për mërgatën tonë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

aradinaj-Stublla: Javë e trishtë për mërgatën tonë

14:40 | 18 Tetor 2020

Kryediplomatja: Javë e trishtë për mërgatën tonë.

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, njofton se ka shkuar për ngushëllime te familja Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt, për humbjen e tre personave në një aksident të rëndë trafiku në Gjermani.

Ajo shkruan se kjo javë ishte e trishtë për mërgatën tonë.

Postimi i plotë i saj:

Isha sot për ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajit, bashkë me kryetarin e degës së AAKsë në Ferizaj, Zv.Ministrin e Infrastrukturës z.Xhavit Zariqi për t’u shprehur solidaritetin dhe gadishmërinë e plotë timen dhe të Qeverisë së Kosovës që t’u qëndrojmë afër familjes në përballjen me këtë tragjedi të rëndë.

Komento: