Arbana Osmani nis pushimet në këtë vend luksoz, pas përfundimit të BBV

19:50 | 28 Shkurt 2022

Pas përfundimit të BBV, Arbana Osmani nis pushimet në këtë vend luksoz.

Pas vizitës në Paris, Arbana Osmani ka zgjedhur një destinacion tjetër për pushime.

Këtë herë ajo bashkë me Eduartin dhe dy djemtë janë ‘arratisur’ në ishujt Maldive, shkruan lajmi.net.

Arbana ka postuar një foto të dy djemve të saj, teksa ka shkruar: “Parajsa ime”. Theksojmë se moderatorja është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të tretë, ku ka zbuluar se po pret një vajzë.

Pasi përfundoi Big Brother VIP, moderatorja Arbana Osmani, Eduart Grishaj dhe Lori Hoxha bashkë me stafin e programit ndërmorën një udhëtim. Ata zbuluan përmes rrjeteve sociale se suksesin e programit kishin preferuar ta festojnë në Paris, ku qëndruan për disa ditë.

Përndryshe, Arbana ka treguar se “BBV 2”, fillon në janar duke mos dhënë info shtesë.

Komento: